
Twitter më në fund paraqiti aplikacionin edhe për shfrytëzuesit e BlackBerry-t. Aplikacioni është në dispozicion në versionin final disa muaj pas vënies në dispozicion të versionit beta.
Shfrytëzuesit e aplikacionit mund të përgjigjen në tweet-a, të përcjellin shfrytëzuesit tjerë, dhe të bëjnë re-tweet, e në dispozicion është edhe pasqyra kohore. Gjithashtu, është mundësuar dërgimi i lidhjeve, ose kërkimi i përmbajtjeve sipas disa kritereve.
Qysh në fazën beta të zhvillimit Twitter kishte mundësinë e shfletimit të fotografive nga Yfrog dhe Tweetphoto, e përkrahte edhe geo-taging të tviteve, dhe shkurtesat e tastierës për navigacion./albtech/
Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.

