MeeGo ndërfaqe për celularët

Postuar nga Dardan Krasniqi on Jul 02, 2010 | Dergo nje koment


Komuniteti open-source MeeGo i udhëhequr nga Intel dhe Nokia paraqiti versionin e hershëm të sistemit operativ MeeGo për pajisjet smartphone. Versioni është punuar mbi bazat e konceptit Day 1 nga muaji mars, kur kompanitë paralajmëruan bashkëpunimin e ndërsjellë dhe paraqitjen e SO-së së ri për kategoritë e ndryshme të pajisjeve.

Për developerët e interesuar në dispozicion është versionin i hershëm i kodit burimor, duke përfshirë disa API funksione dhe disa aplikacione bazë me përkrahje për pajisjet e bazuara në Atomët

Moorestown ose Nokian N900 me procesorin ARM. Më së shumti punë në versionin Day 1 është bërë rreth ndërfaqes për shfrytëzues i cili kombinon disa elemente të Android dhe të webOS-it, e përkrah widget-ët dhe navigacionin si dhe funksionalitetin çfarë shfrytëzuesit presin nga smartphonet e së sotmes.
MeeGo 1.1 për celularë është që tani në zhvillim e paraqitja e tij pritet të bëhet gjatë tetorit të këtij viti.

Dergo nje koment

'Ne kemi te drejten te editojm dhe t'i fshijm komentet tuaja, nese ju ne koment perdorni fjale banale fyerje, sharje, diskriminim racor.'

Relama

Abonohu

Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.