Facebook pjesë e Outlook

Postuar nga Dardan Krasniqi on Jul 13, 2010 | Dergo nje koment


Outlook Social Connector është zgjidhja që mundëson integrimin e rrjetave shoqërore në Outlook përmes “provider-ëve”. Siç kemi shkruar kohë më parë në një lajm për planet e mundshme për Windows 8 dhe integrimin e rrjetave shoqërore në shërbimet dhe aplikacionet ekzistuese, Facebook ka vend të lartë në listën e prioriteteve për Microsoft, i cili ka paraparë rëndësinë e madhe të mënyrave moderne të komunikimit, e ku rrjetat shoqërore, sikurse që është një nga më të popullarizuarit – Facebook – luajnë rol kyç.

Në vend të zhvillimit të rrjetës së vet të re shoqërore dhe imitimit të disa shërbimeve ekzistuese, Microsoft me gjasë vendosi të bëjë integrimin e asaj që është aktuale dhe e verifikuar mirë, kështu që në vend së të shohim një shërbim të ri Live, do të kemi një integrim pa dhembje dhe të thjeshtë të shërbimit ekzistues me miliona “friendsa”, përbrenda vet Outlook, që për shumë kënd është një nga aplikacionet kryesore afariste.

Mos u mashtroni me popullaritetin e rritur të Facebook-ut që është bërë mainstream; rrjetat shoqërore, pra dhe Facebook ose Twitter patjetër se mund të jenë ambient pune dhe shpesh janë vendndodhje të evenimenteve shumë të rëndësishme, e kur përdoren në mënyrë kualitative dhe të drejtë, mund të jenë burimi më i shpejtë dhe më i rëndësishëm i informatave në biznes, si dhe mund të shërbej për analizimin e rrethanave dhe përfitimin e kontakteve, të cilët të vonë mund të shndërrohen në projekte të suksesshme.

Përveç Facebook, natyrisht, arrin edhe provider-i edhe për Live Messenger duke e plotësuar kështu koleksionin ekzistues për shërbimet si MySpace dhe LinkedIn.

Gjithsesi, prej tani, përveç mail-ëve të shkurtë dhe përmbajtës të shefave, kolegëve dhe partnerëve, do të mund të marrim frymë më lirshëm duke shikuar se ku ka qenë kush natën që shkoj ose ku ka kaluar kush pushimet verore./albtech/

Dergo nje koment

'Ne kemi te drejten te editojm dhe t'i fshijm komentet tuaja, nese ju ne koment perdorni fjale banale fyerje, sharje, diskriminim racor.'

Relama

Abonohu

Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.