Arrin beta e SP1 për Windows 7

Postuar nga Dardan Krasniqi on Jul 13, 2010 | Dergo nje koment


Microsoft publikoi se shfrytëzuesve në biznese u ka vënë në dispozicion versionin testues të pakos servisore për Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2.

Edhe më herët në paralajmërimin e pakos së parë servisore për Windows 7 Microsoft pati theksuar se ai nuk sjell kurrfarë risive të rëndësishme për shfrytëzuesit e fundmë, por se në radhë të parë bëhet fjalë për grumbullimin e të gjitha arnave të sigurisë të publikuara deri tani. Por versioni shërbyes i sistemit operativ, respektivisht Windows Server 2008 R2, me pakon e parë servisore prapëseprapë merr edhe disa risi në lidhje me virtualizimin, të quajtura Dynamic Memory dhe RemoteFX. Dynamic Memory mundëson caktimin dinamik të memories fizike për sistemet virtuale, derisa RemoteFX ia mundëson sipërfaqeve punuese nga distanca në Windows 7 përdorimin e përparësive të grafikës 3D.

Beta versionet Service pack 1 për Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2 abonentët e TechNet do të mund të shkarkojnë pa pagesë nga faqet e Microsoft./albtech/

Dergo nje koment

'Ne kemi te drejten te editojm dhe t'i fshijm komentet tuaja, nese ju ne koment perdorni fjale banale fyerje, sharje, diskriminim racor.'

Relama

Abonohu

Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.