Microsoft për grupin e rregullt mujor të arnave në korrik paralajmëroi korrigjimin e katër problemeve të sigurisë.
Prej dy problemeve të sigurisë që kanë të bëjnë me Windows-ët i parë është shënuar si kritik për Windows XP dhe me prioritet të ulët për Windows Server 2003, derisa i dyti ka të bëjë vetëm me versionet 64-bitësh të Windows 7 dhe Server 2008 R2. Për Office gjithashtu janë paralajmëruar korrigjimet e dy problemeve, prej të cilëve i pari ka të bëjë me Access dhe është shënuar si kritik për versionet 2003 dhe 2007. Korrigjimi i dytë ka të bëjë me Outlook dhe është i shënuar si i rëndësishëm për versionet 2002, 2003 dhe 2007.
Më shumë informata mund të gjeni në faqet e Micrososft./albtech/

Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.

