Hakerët nga Kosova sulmojnë ueb faqen e RadioTelevizionit të Serbisë

Postuar nga Dardan Krasniqi on Jul 03, 2010 | 4 Komente

Faqja e RadioTelevizionit të Serbisë gjatë ditës së sotme e kanë sulmuar hakerët nga Kosova. Ata mbi ueb faqen kryesore të RadioTelevizionit Serb kanë vendosur mbishkrimin në gjuhën angleze “Kosova is Independent”

Hakerët nga Kosova kanë sulmuar gjatë ditës së premte uebfaqen e Radiotelevizionit të Serbisë, duke e shënuar në të lajmin kryesor “Kosovo is Independent” (Kosova është e pavarur), ka njoftuar B92. Hakerët nga Kosova kanë lënë mbishkrimin identifikues, “LiMi’HacK Republic of Kosova”

“Në porositë që kanë lënë hakerët thuhet se Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe se nuk ka nevojë të mbahen protesta, pas të cilave faji u hidhet shqiptarëve. Në porosi thuhet se serbët i ngjasojnë presidentit të dikurshëm Slobodan Milosheviq”, ka raportuar ky medium.

Sipas B92 administratorët e RTS-së ia kanë dalë që ta rikthejnë kontrollin mbi ueb-faqe brenda pesë minutash, kurse redaktori i faqes së RTS-së, Lubisha Obradoviç ka thënë se kanë pasur diku rreth 20 minuta probleme me faqen e tyre, por më pas ka shtuar se çdo gjë është vënë nën kontroll./pcworld.al/albtech/

4 komente

  1. dr.Dugi says:

    Kjo eshte per cdo lakmi shpresoj mos te jete kjo e fundit!

  2. Dardan Krasniqi says:

    shpresoj edhe un

  3. oo tkisha dit edhe uen qishtu me juu boh qa kisha pat qeff bravoo:D

Dergo nje koment

'Ne kemi te drejten te editojm dhe t'i fshijm komentet tuaja, nese ju ne koment perdorni fjale banale fyerje, sharje, diskriminim racor.'

Relama

Abonohu

Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.