Çfarë është një IP adresë

Postuar nga Dardan Krasniqi on Jul 05, 2010 | Dergo nje koment

Secila makinë në Internet ka një numër unik identifikues, që quhet IP Adresë. Një IP Adresë e zakonshme duket kështu:

  • 215.25.63.148

Që njerëzit ta kenë më të lehtë ta mbajnë në mend, IP adresat  zakonisht shprehen në format decimal si “numër decimal me pikë” si në shembullin më lartë. Por kompjuterët komunikojnë në formë binare. Nëse e shikojmë të njëjtën IP adresë në formën binare ajo do të duket:

  • 11011000.00011011.00111101.10001001

Katër numrat e IP adress quhen oktete për shkak se kanë secila nga tetë pozita kur shikohen në formë binare. Nëse i shtojmë të gjitha pozitat së bashku, marrim 32, që është shkaku përse IP adresat konsiderohen si numra 32-bit. Ngaqë secila nga tetë pozitat mund të kenë dy gjendje të ndryshme (1 ose 0) numri total i kombinimeve të mundshme për oktet është 28 apo 256. Kështu që secili oktet mund të përmbaj vetëm vlera në mes 0 dhe 255. Nëse kombinojmë katër oktetet marrim 232 apo mundësinë për 4,294,967,296 vlera unike!
Prej gati 4.3 milion kombinime të mundshme, disa vlera janë të kufizuara nga përdorimi si IP adresa të zakonshme. Për shembull, IP adresa 0.0.0.0 është e rezervuar për rrjetën e zakonshme dhe adresa 255.255.255.255 përdoret për broadcast.
Oktetet kanë edhe një qëllim tjetër nga ai i ndarjes së thjeshtë të numrave. Ata përdoren për të krijuar klasa të IP adresave që mund të iu caktohen bizneseve të caktuara, qeverive apo entiteteve tjera në bazë të madhësisë dhe kërkesave. Oktetet ndahen në dy seksionet: Rrjeti dhe Hosti. Seksioni i rrjetës gjithmonë përmban oktetet e para. Ai përdoret për të identifikuar rrjetën të cilës i takon kompjuteri. Hosti (nganjëherë i referuar edhe si nyja) identifikon vet kompjuterin i cili ndodhet në rrjetë. Seksioni i Hostit gjithmonë përfshin oktetet e fundit. Janë pesë klasa të IP-ve si dhe disa adresa speciale:

  • Rrjeta e zakonshme – IP adresa 0.0.0.0 përdoret për rrjetën e zakonshme.
  • Klasa A – kjo klasë përdoret për rrjetat shumë të mëdha, siç është rasti me kompanitë e mëdha internacionale që përdorin tri oktete për identifikuar secilin host. Kjo do të thotë se janë 126 rrjeta të klasës A me nga 16,777,214 (224-2) hosta të mundshëm për totalin prej 2,147,483,648 (231) IP adresa unike. Rrjetat e klasës A përbëjnë gjysmën e IP adresave që janë në dispozicion. Në rrjetat e klasës A, vlera e bitit të parë është gjithmonë 0.
  • Loopback – IP adresa 127.0.0.1 përdoret si adresë për loopback. Kjo do të thotë se përdoret nga kompjuteri host për ti dërguar mesazhe vetvetes. Zakonisht përdoret për gjetjen e gabimeve dhe për testim të rrjetës.

Klasat tjera të IP adresave

  • Klasa B – Klasa B përdoret për të formuar rrjeta të madhësisë mesatare. Një shembull i mirë është një kamp i madh universitar. IP adresat të oktetit të parë prej 129 deri 191 janë pjesë të kësaj klase. Adresat e klasës B gjithashtu përfshijnë oktetin e dytë si pjesë të identifikuesit të rrjetit. Dy oktetet tjera përdoren për të identifikuar secilin host. Kjo do të thotë se janë 16,384 (214) rrjeta të klasës B secila me nga 65,534 (216-2) hosta të mundshëm për një total prje 1,073,741,824 (230) IP adresa unike. Rrjetat e klasës B përbëjnë një të katërtën e totalit të IP adresave që janë në dispozicion. Rrjetat e klasës B kanë vlerën 1 për bitin e parë dhe vlerën 2 për bitin e dytë.
  • Klasa C – adresat e klasës  C zakonisht përdoren nga bizneset e vogla dhe të mesme. IP adresat me oktet të parë në mes 192 deri 223 janë pjesë të kësaj klase. Adresat e klasës C gjithashtu përfshijnë oktetin e dytë dhe të tretë si pjesë e identifikuesit të rrjetit. Okteti i fundit përdoret për të identifikuar secilin host. Kjo do të thotë se janë 2,097,152 (221) rrjeta të klasës C secila me nga (28-2) hosta të mundshëm për një total prej 536,870,912 (229) IP adresa unike. Rrjetat e klasës C përbëjnë një të tetën e IP adresave totale në dispozicion. Rrjetat e klasës C kanë bitin e parë me vlerë 1, bitin e dytë me vlerë 1 dhe të tretin me vlerë 0 në oktetin e parë.
  • Klasa D – e përdorur për multicast, klasa D paksa ndryshon nga tri klasat e para. Ajo ka bitin e parë me vlerë 1, të dytin me vlerë 1, të tretin me vlerë 1 dhe të katërtin me vlerë 0. Të 28 bitët tjerë përdoren për të identifikuar grupin e kompjuterëve për të cilët është dedikuar porosia multicast. Klasa D përbën 1/16-tën (268,435,456 apo 228) e IP adresave në dispozicion.
  • Klasa E – klasa E përdoret vetëm për qëllime eksperimentale. Sikurse klasa D, është e ndryshme nga tri klasat e para. Ka bitin e parë me vlerë 1, të dytin me vlerë 1, të tretin me vlerë 1 dhe të katërtin me vlerë 1. 28 bitët tjerë përdoren për të identifikuar grupin e kompjuterëve për të cilët është dedikuar porosia multicast. Klasa E përbën  1/16-tën (268,435,456 apo 228) e IP adresave në dispozicion.
  • Broadcast – porositë që i dërgohen të gjithë kompjuterëve në rrjetë zakonisht dërgohen si broadcast. Këto porosi gjithmonë përdorin IP adresën 255.255.255.255./albtech/

Dergo nje koment

'Ne kemi te drejten te editojm dhe t'i fshijm komentet tuaja, nese ju ne koment perdorni fjale banale fyerje, sharje, diskriminim racor.'

Relama

Abonohu

Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.