10 gjëra që duhet të dini për iPad

Postuar nga Dardan Krasniqi on Jul 07, 2010 | 1 Koment


Pasi që për të është folur shumë dhe pasi që më në fund e dimë edhe emrin menduam të ju njoftojmë me disa nga funksionet e tij të cilat mund të bëjnë që ju të dashuroheni në të.

1. Dimensionet
Pajisja ka një LED ekran kapacitiv prej 9.7-inç full multi-touch dhe që sipas disave nuk ishte ai ekrani me 10 –inç të cilin e prisnin por edhe ky i përdoruri nuk është i keq. Ka peshën më të vogël se të një netbooku dhe ka trashësinë prej 0.5-inç, dhe me gjithë hollësinë e tij është edhe jashtëzakonisht i bukur.

2. SO dhe vetitë kryesore
Sistemi operativ i iPad është i njëjtë me atë që ka iPhone, pra është iPhone OS ka të përfshirë 3G-në dhe përdorë teknologjinë e re Micro SIM. Aty janë gjithashtu edhe Wi-Fi 802.11n si dhe Bluetooth 2.1. Shtesat tjera që vlen të ceken përfshijnë kompasin, akselerometrin, altoparlantin dhe mikrofonin. Për çudi tek kjo pajisje vend nuk ka gjetur ueb kamera.

3. Kohëzgjatja e baterisë dhe depot
Apple iPad është paraparë të mund të punojë deri në 10 orë derisa një informatë mjaftë mbresëlënëse është se ai mund të mbetet i gjallë në standby mode për rreth një muaj. Për sa i përket deponimit të dhënave aty janë modelet me memorie flash prej 16, 32 dhe 64 GB.

4. Fuqia e procesorit
Për punën e këtij bukuroshi (apo bukuroshe) do të përkujdeset çipi Apple A4 i cili punën në 1 GHz. Kjo e vendos Apple iPad në rang me Google Nexus One dhe Palm Pre, e që të dy këta të fundit punojnë me procesor Snapdragon.

5. Luajtja e videove
Jobs në prezantim kishte treguar disa mundësi të luajtjes së videove nga iPad të cilat ishin shfaqur me përpjesëtimin 16:9 widescreen përkundër faktit se përpjesëtimi i ekranit të iPad është 4:3. Siç duket iPad nuk ka përkrahjen për flash player, që është me siguri diçka që do të zhgënjej shumë njerëz, por ekrani është HD dhe duket se është hi-res.

6. iBooks
Siç dhe mund të pritej nga iPad, ai ka përkrahjen për eReader, apo ka një aplikacion të veçantë i cili quhet iBooks. Përderisa shfrytëzuesit me një lëvizje të gishtit mund të kaloj në faqen e radhës, shitorja online e librave nga iBook ju jap zgjidhjen e librave nga shumë botues të njohur botërorë. Disa burime thonë se versionet elektronike të librave më të shitur do të kushtojnë rreth 15 dollarë.

7. Aplikacionet
Një lajm shumë i mirë është se të gjitha aplikacionet e iPhone do të punojnë në iPad. Për më shumë të gjitha aplikacionet e shkarkuara nga Apple App Store do të punojnë përmes “pixel doubling” për të mbushur ekranin e madh të iPad. Apple në ndërkohë është zotuar se do të ketë aplikacione të cilat në mënyrë ekskluzive do të jenë të dedikuara vetëm për iPad dhe do ti plasoj ato në App Store.

8. SDK veglat për zhvillim
Apple ka lajmëruar edhe për paraqitjen e veglave për zhvillim të aplikacioneve për Apple iPad, të cilat që tani janë në dispozicion për shkarkim në Apple.com. Ndërkohë është bërë e ditur se SDK i iPhone do të përkrah zhvillimin edhe për iPad gjithashtu, ndërsa SDK përfshin të ashtuquajturin iPad Simulator i cili do të mundësojë punën e aplikacioneve të iPad në kompjuterët Mac.

9. Çmimet
Çmimet e iPad fillojnë nga 499 dollarë për versionin me 16 GB, ndërsa për versionin me 32 GB do të duhet të paguhen jo më pak se 600 dollarë e modeli me 64 GB do të shitet për rreth 699 dollarë. Një shumë shtesë prej 130 dollarë duhet të paguar për të marrë versionin i cili ka 3G-në.

10. Koha e paraqitjes
Edhe pse nuk dihet data zyrtare kur do të filloj shitja e kësaj pajisje të gjithë treguesit thonë se kjo do të ndodhë në ndonjë dit të muajit mars të vitit 2010 në e në Evropë deri kah qershori i vitit. Patjetër duhet pritur që operatorët e telefonisë mobile të marrin dhe të fillojnë implementimin e teknologjisë së re Micro SIM (3FF SIM) para se të mund të përdorim këtë pajisje në vendin tonë./cyber/albtech/

1 koment

  1. Berati RKS says:

    Faleminderit Dardan per postimet e shumta.
    Kjo eshte nje nder ato qe po me intereson te di.
    Kam nevoje te m keshllosh sa a ja vlene ta blesh nje ipad apo me mire nje laptop dhe sa eshte funksional ky ipad-i.
    Une kam nje shoke qe mundet me ma ble ne SHBA dhe puna qe une punoj eshte kryesisht administrative.
    Andaj kam nevoje per nje pc netbook por ky shume i shtrenjet, cmimi po shkon mbi 800 dollar nese blihet me krejt paisjet peercjellse(accesories).
    Te lutem me keshillo edhe me trego a cka eshte 3G(P) dhe a funksionon te ne. shkruaj ne imell:preniqi_b@hotmail.com

Dergo nje koment

'Ne kemi te drejten te editojm dhe t'i fshijm komentet tuaja, nese ju ne koment perdorni fjale banale fyerje, sharje, diskriminim racor.'

Relama

Abonohu

Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.