As dy muaj nga fillimi i shitjes në SHBA, Microsoft publikoi se heq dorë nga projekti Kin dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i pajisjes.
Në fillim janë paraqitur dy modele, Kin One dhe Two, të cilët me dukje dhe disa mundësi dukeshin si smartphone, e kishin cak popullatën më të re.
Theksi ishte vënë mbi rrjetat shoqërore, bashkëveprimin dhe shërbimet cloud, derisa mundësitë tjera ishin mjaftë të kufizuara./albtech/
Ekipi zhvillues i Kin tani është bartur në Windows Phone 7, i cili po bëhet fokusi kryesorë i Microsoft në segmentin e pajisjeve mobile.
Është anuluar edhe shitja e paralajmëruar e këtyre pajisjeve në Evropë, derisa në SHBA rezultatet ishin siç dhe pritej mjaftë dëshpërues – Verizon deri tani shiti në mes 1,000 dhe 10,000 copë.
Microsoft pohon se disa nga mundësitë dhe njohuritë e fituara me zhvillimin shumëvjeçar të projektit do të përfshihen në sistemin operativ Windows Phone 7.
Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.

