
Intel ka kohë që është duke zhvilluar bisedime rreth blerjes së departamentit të komunikimeve pa tela të kompanisë gjermane Infineon, është ky një lajm për cilin kanë shkruar disa burime. Bisedimet në mënyrë intensive kanë vijuar edhe gjatë javës që shkoi, e si çmim i pajtuar flitet për një miliard dollarë derisa sipas disa vlerësimeve vlera reale është në mes 1.1 dhe 1.4 miliard dollarë.
Baseband çipat e infineon ndodhen në telefonat celularë dhe pajisjet smartphone të një numri të madh të prodhuesve, e në mesin e klientëve më të mëdhenj janë Apple, Samsung dhe Nokia. Vetëm ky departament Infineonit ia sjell një të katërtën e të ardhurave, por konkurrenca gjithnjë e më e madhe, situata më e dobët financiare dhe orientimi drejt industrisë automobilistike dhe të energjisë kërkojnë vendime të këtilla strategjike.
Nga ana tjetër, Intelit ky akvizicion do të ndihmonte në depërtimin në tregun mobil dhe dizajnin e zgjidhjeve SoC për celularët me 3D mundësitë e integruara. Intel që tani ka marrëveshje me Nokian rreth zhvillimit të platformës softuerike, ndërsa ka pasur paralajmërime dhe spekulime rreth procesorit Atom për celularët, të cilët do të duhej ti konkurrojnë liderëve aktual që kanë arkitekturën ARM./albtech/
Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.

