
Oferta e aplikacioneve për sistemin operativ Android rritet për çdo dit, e sipas të dhënave të fundit të AndroLib ajo ka kaluar shifrën prej 90,000 programeve. Me këtë tempo në Android Market deri në fund të vitit do të jenë më shumë se 100,000 aplikacione, derisa para një viti ishin më pak se 10,000.
Gjatë qershorit developerët kanë thyer rekordin duke shtuar madje 15,288 aplikacione të reja në Android Market, e të dhënat prognozojnë sukses edhe më të madh deri në fund të këtij muaji. Në ditët e para të korrikut programuesit mesatarisht shtonin rreth 1,500 programe në dit, që gjithnjë e më shumë ul avantazhin e udhëheqësit Apple dhe 250,000 aplikacioneve të tyre që janë në ofertë në App Store./albtech/
Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.

