
Sipas fjalëve të zëdhënësit të Samsung, kompania është duke shqyrtuar të ardhmen e lexuesve të vet të e-librave. Siç thonë, deri te ndryshimi i strategjisë ka ardhur për shkak të “dinamikës aktuale të tregut”, respektivisht për shkak të konkurrencës gjithnjë e më të madhe. Siç qëndrojnë gjërat, Samsung nuk ka hequr dorë tërësisht nga ai treg, por është pikëpyetje nëse dhe kur, nëse ndonjëherë do të shohim e-lexues nga kjo kompani.
Analistët mendojnë se një nga problemet kryesore është reagimi i ngadalshëm i Samsung në këtë treg. Kompania, në të vërtetë, e-lexuesin e vet për tregun amerikan e pati paralajmëruar shumë kohë më herët me çmim prej 400 dollarësh. Më vonë çmimi i paralajmëruar ishte ulur në 300 dollarë, e koha e paraqitjes ishte dashur të jetë muaji mars. Pas CES-it kompania më nuk pati përmendur më pajisen e tyre prej 10-inçësh./albtech/
Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.

