Paraqitet GeForce GTX 460

Postuar nga Dardan Krasniqi on Jul 12, 2010 | Dergo nje koment


Nvidia zyrtarisht paraqiti kartelën grafike GeForce GTX 460, e cila është e bazuar në çipin e modifikuar GF104 me arkitekturë Fermi. Ky version i GPU-së 40-nanometërsh është paksa më e dobët nga Fermi origjinal dhe ka 336 bërthama CUDA si dhe 24 njësi ROP dhe 56 për tekstura.

Edhe pse një mori e prodhuesve kanë paralajmëruar versionet me overclock nga fabrika, taktet referent nga Nvidia për GTX mbesin 675 MHz për GPU, 1,350 MHz për shaderët dhe 3,600 MHz efektive për memorien GDDR5. Në ofertë do të jenë dy variante të kartelave, të cilat dallohen për karakteristikat e memories dhe për çmimin e tyre. Modeli më i lirë që do të kushtoj 199 dollarë ka mbledhësen e memories me gjerësi prej 192-bitësh dhe ka memorien prej 768 MB, derisa versioni më i fuqishëm ka një gigabajt të memories dhe mbledhësen prej 256-bit, ndërsa çmimin e ka 299 dollarë.

Oferta e konektorëve ka të bëjë me dy DVI-I dhe një HDMI, derisa TDP është 160 W dhe për punë normale kërkohet furnizimi me rrymë prej 450 W dhe dy konektorë tensioni me 6-pina./albtech/

Dergo nje koment

'Ne kemi te drejten te editojm dhe t'i fshijm komentet tuaja, nese ju ne koment perdorni fjale banale fyerje, sharje, diskriminim racor.'

Relama

Abonohu

Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.