
LG publikoi se gjatë tremujorit të katërt synon të paraqes një tablet të bazuar në Android.
Tableti do të jetë një nga rreth 20 pajisje të bazuara në Android të cilat LG paralajmëroi se do të paraqes gjatë këtij viti. Përveç informatës se do të jetë i bazuar në Android, LG për momentin nuk ka publikuar kurrfarë detaje tjera në lidhje me specifikat teknike dhe çmimin e pajisjeve.
Gjithashtu nuk dihet nëse tableti i ri do të duhej ta zëvendësonte ose të paraqitet njëkohësisht me tabletin UX10 të LG-së të bazuar në sistemin operativ Windows 7 të cilin kompania e paraqiti kah fillimi i qershorit në panairin Computex./albtech/
Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.

