
Pas thashethemeve që qarkullonin, Google konfirmoi se për 700 milion dollarë synon të blej kompaninë ITA Software, e specializuar për zhvillimin e softuerit dhe shërbimeve për kompanitë që merren me fluturime.
ITA Software ishte themeluar nga studentët e MIT-së të cilët shfrytëzuan algoritme dhe teknologji të veçantë për të ndryshuar mënyrën në të cilën shfrytëzuesit rezervojnë fluturimet më të lira. Kompania momentalisht ka rreth 500 të punësuar, e ka lidhje me kompanitë e mëdha të fluturimeve në mbarë botën, dhe ofron shërbimet për agjencitë e udhëtimeve dhe shërbimet e kërkimit. Sipas fjalëve të njërit nga themeluesit dhe CEO-së dhe drejtorit aktual, Jeremy Wertheimer, ITA parimisht merr informatat për radhitjet e fluturimeve, çmimet dhe ulëset në dispozicion nga kompanitë e fluturimeve ajrore, dhe ia përcjell ato partnerëve të saj.
Google publikoi se synon të përdorë teknologjitë e ITA-së në shërbimin e vet të kërkimeve dhe të ia mundësoj udhëtarëve potencial blerjen e drejtpërdrejtë të biletave për fluturime. Në Google theksojnë se pas blerjes së
ITA Software do të punojnë në ndërtimin e veglës së re për gjetjen e fluturimeve që do të mundësoj kërkimin më të thjeshtë, krahasimin e opsioneve të fluturimit dhe çmimeve, dhe ndërlidhjen e shpejtë me faqet në të cilat ata mund të blejnë biletat e dëshiruara.
Në Google gjithashtu theksojnë se janë duke pritur hetimin e detajuar të kësaj blerje nga agjencitë rregullator të cilat në kohë të fundit me kujdes janë duke përcjellë veprimet e kompanisë, dhe presin presione të caktuara për të siguruar se e tërë kjo punë të mos ketë ndikim negativ në konkurrencën lokale të tregut./albtech/
Nese deshironi te jeni te informuar ne qdo koh, ateher vetem vendose email adresen tuaj dhe kliko Abonohu pastaj aktivizoje abonimin permes email adreses tende.

